Rreth nesh

Profili i Kompanisë

AlVision punon në një sërë sektorësh ne treg, për më shumë se 9 vjet. Gjatë gjithë kësaj kohe ka zhvilluar njohuri dhe aftësi të konsiderueshme, duke zhvilluar siguri dhe besueshmëri në punë, gjithmonë duke treguar pasion dhe përkushtim.

Për këtë vizion të kompanisë, AlVision konsideron klientët si partnere, me të cilët bashkëpunojnë në cdo moment, për të shkëmbyer informacion dhe njohuri me ta në mënyrë që të garantojë një rezultat të vlefshëm dhe efektiv për kerkesat e tyre.

Mbështesim klientin në të gjitha kerkesat e tij duke ofruar një shërbim të plotë, nga analiza e kerkesace të klientit deri në realizimin e projekteve, duke ofruar një shërbim me “çelësa në dorë”.

Filozofia

Gjatë 9 viteve të aktivitetit të saj AlVision gjithmonë e ka konsideruar kapitalin e saj njerëzor një investim themelor, shprehje të cilësisë dhe besueshmërisë, kushte thelbësore për të përcjellë më të mirën e kompanisë.

Përforcuar nga këto vlera AlVision gjithmonë e ka konsideruar kapitalin e saj njerezor si një kompani dinamike, e përbërë nga energjitë e gjalla, të menaxhuara nga një strategji që synon të prodhojë përfitime etike dhe ekonomike: që të lehtësojë punën njerëzore, të ofrojë siguri më të madhe dhe të garantojë kursimet e energjisë.

Per kompanine, perberesit kryesore per te ndertuar forcen tone kane qene ndarja dhe vendosmëria e madhe duke vënë gjithmonë në vend te parë qenien njerezore  dhe aftësitë e tij.

Ekipi i AlVision është në gjëndje të menaxhojë projektet në kohe reale, duke shfrytëzuar kapacitetet inxhinierike, llogjistike, kanalizimet e  shpejta dhe të drejtpërdrejta të furnizimit nga prodhuesit e komponentëve, partner kryesor te kompanise.

Ky është një shërbim i rëndësishëm qe ofrohet jo vetem per realizimin e impianteve të reja por edhe per ato egzistuese, qe të garantojë dhe sigurimin e asistencës, mirembajties dhe vazhdimësinë e punës.

protection2-550x350

Struktura e Komapnisë

1. Grupi

Një ekip i lidhur, kompakt dhe i motivuar i teknikëve, punonjësve dhe specialistëve të kualifikuar që punojnë në bashkëpunim të ngushtë me klientin, në sajë të një niveli të lartë profesionalizmi dhe kompetence, gjithmonë  të arrijnë objektivat e përcaktuara.

Është një ekip i formuar kryesisht në kompani dhe vazhdimisht i trajnuar, gjë që është thelbësore për të vazhduar ne treg me një sektor që është vazhdimisht në zhvillim.

2. Teknika

E ashtuquajtura “Zemra e AlVision-it”. Analizon me kujdes kërkesat ose nevojat e klientit, studion dhe vendosin zgjidhjet më të mira të zbatueshme në bashkëpunim të ngushtë me departamentin e prodhimit. Një grup që gjithashtu siguron testimin, edukimin dhe trajnimin e klientëve.

3. Prodhimi

Departamenti i prodhimit realizon projektet, duke u kujdesur për çdo detaj në prodhimin infrastrukturave, përcjellëseve, e paneleve elektrike, paneleve të kontrollit, pajisjet elektronike me vëmendje të veçantë për cilësinë pa neglizhuar hartimin e pajisjeve.

4. Departamenti i Blerjeve

Departament që identifikon dhe përzgjedh furnizuesit më të mirë për të gjitha materialet dhe shërbimet e nevojshme për prodhim. Menaxhon prokurimin dhe kontrollon dërgesat e materialeve.

5. Administrimi

Per te siguruar nje menaxhim efikas te biznesit, kompania ka seline e saj, duke perfshire gjithashtu dhe Zyren e Kontabilitetit, si pjese te saj.